
Derbi në Prizren, kaloi qetë
Pa gola të shënuara dhe me pikë të ndara. Kështu përfundoi derbi i shumëpritur në mes të Lirisë dhe Vëllaznimit në “Përparim Thaçi” sot. Gjakovarët qëlluan shtyllën në pjesë të parë, ku shpëtuan prizrenasit, ndërkaq bardhezinjtë falë Albion Kurtajt tentuan nga largësia, por kot.
Në fund, Liria e drejtuar nga Liridon Leci bëri edhe një hap mbrapa në luftë për të kërkuar Superligën, derisa Vëllaznimi i Xhengis Rexhepit, përkundër të gjithave mbanë vendin e dytë në tabelë, me 3 pikë më pak sesa liderja aktuale, Vushtrria. Liria – Vëllaznimi 0-0.
Pas xhiros së trembëdhjetë, Liria renditet e teta me barazimin e gjashtë kampional dhe është në 21 pikë. Vëllaznimi në anën tjetër, mori barazimin e katërt sezonal sot dhe është në pozitë të dytë, me 25 pikë. Në xhiron e radhës, Liria udhëton te Besa Peja, ndërkaq Vëllaznimi pret Tefik Çangën.