
Disfatë me fat për Bashkimin!
Fitorja prej 5 pikëve epërsi nga ndeshja e parë, ku Bashkimi befasoi Anwilin në “Sezai Surroi” 80-75 u shkri në ndeshjen e dytë dhe prizrenasit ishin gati për të përfunduar mbrëmë aventurën evropiane.
Kjo, pasi që Bashkimi pësoi me rezultat të thellë në ëloclaëek të Polonisë nga Anwili me 22 pikë dallim, 93-71 [21-21, 25-21, 18-17, 29-12]. Deri kah fillimi i çerekut të katërt Bashkimi ende ishte në lojë për kualifikim direkt, por një rënie e paparë në lojë nga prizrenasit e drejtuar nga Igor Jovovic në minutat e fundit të ndeshjes, bëri që polakët të “bombardojnë” koshin kundërshtar për fitore tepër të thellë.
De’Quon Lake me 15 pikë e 8 kërcime, Isaiah Cousins me 14 pikë dhe Jeremiah Bailey me 11 pikë e 11 kërcime ishin më efikasit te kjo humbje e rëndë e Bashkimit. Dhe në moment Bashkimi ishte i eliminuar me rezultat të përgjithshëm të dy ndeshjeve, 168-151 (+17) në të mirë të Anwilit.
Por, opsioni i FIBA Europe Cup për tre ekipet më të mira të eliminuara u aktivizua për prizrenasit kur ekipi boshnjak Bosna fitoi thellë Mechelenin belg në ndeshjen e kthimit, 82-57 dhe kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm, 164-139 (+25). E këtu, pos Bashkimit që ishte i fundit nga humbësit me fat në kualifikime të FIBA Europe Cup.
Absheroni azer, me disfatë 150-149 (+1) ishte “lucky looser” i parë që siguroi kalimin tutje, pastaj Prievidza sllovake me disfatë 185-184 (+1) nga Cibona u bë “lucky looser” i dytë, dhe Bashkimi i treti. Nga katër çiftet tjera kualifikuese, të gjithë humbësit pësuan më thellë nga dy ndeshjet sesa Bashkimi.
Kështu, prizrenasit e drejtuar nga Igor Jovovic siguruan kualifikimin që në debutim në FIBA Europe Cup, për të kaluar në fazën grupore dhe u vendosën në Grupin J. Ndërsa, për orarin e ndeshjeve dhe kundërshtarët e grupit të Bashkimit drejtohuni këtu.