
Drenica shkëput pikë nga Malisheva!
Pas barazimit ndaj Dukagjinit si vendas, Drenica ka shkëputur sot edhe një pikë të rëndësishme në fillim të kampionatit. Ekipi kuqezi i drejtuar nga Jeton Mehmeti, me golin e vonshëm të shënuar nga Elvis Geci, ka siguruar pikë në “Liman Gegaj” ndaj Malishevës, që kishte më shumë se loja përgjatë 70 minutave lojë.
Malisheva që vinte nga fitorja prej xhiros së parë, edhe pse dukej afër fitores sot, në fund përjetoi barazimin e parë të stinorit, ndërsa goli i tyre i shënuar në fund të pjesës së parë nga Xhemal Ibishi u neutralizua në fund të ndeshjes për përfundimtaren, Malisheva – Drenica 1-1 [Xhemal Ibishi 41′ — Elvis Geci 90’+1].
Me këtë barazim, Malisheva pas dy xhirove të para të stinorit ka 4 pikë, ndërkaq Drenica 2. Në xhiron e radhës, Malisheva i shkon Feronikelit’74, kurse Drenica pret Ballkanin.
