Drita harron golin, barazim në derbi ndaj Gjilanit

Nuk ka gol të shënuar për kampionen aktuale të Kosovës Dritën tashmë tri ndeshje radhazi në Superligë! E pa gola nuk ka as fitore! Në 3 ndeshjet e fundit bardhekaltërit kanë vetëm 2 pikë dhe mbeten larg kreut, edhe pse kanë një ndeshje më pak të zhvilluar – pikërisht ndaj kryesueses së Superligës!

E derbi i Gjilanit sonte kaloi pa gola me dy ekipet që mendonin para se të sulmonin, por pa konkretizime në fazën e fundit për të ndërruar diçka në rezultat. Në anën tjetër atmosfera dukej e mirë në tribuna të stadiumit me bar sintetik të Gjilanit, ku përgjigjja s’erdh assesi nga lojtarët në fushë.

Rastin më të mirë në duel e kishte Robert Rrahmani i Gjilanit në pjesë të parë të ndeshjes, por tentimi i tij u ndalë nga portieri i Dritës, Faton Maloku!

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Drita – Gjilani barazuan 0-0, derisa të kuqtë e qytetit të njëjtë vinin në këtë duel pas fitores ndaj Ballkanit. Në fund, barazimi shpërndau nga një pikë për secilin ekip, derisa në tabelë, Gjilani me 6 ndeshje ka 11 pikë dhe është në pozitë të tretë aktualisht, e Drita nga 5 duele ka 8 pikë dhe gjindet në pozitë të gjashtë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live