Dukagjini ndahet me 9 lojtarë

Ekipi i Dukagjinit që ka kryer Superligën në pozitën e katërt të renditjes tabelare ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me nëntë lojtarë të ekipit të parë.

Gjithashtu, skuadra nga Klina pos këtyre ka bërë të ditur se ka lëshuar edhe tri lojtarë në huazim në skuadra tjera, pa bërë të ditur në cilat.

“Klubi Futbollistik DUKAGJINI njofton opinionin publik se, me marrëveshje të dyanshme, ka përfunduar bashkëpunimin me futbollistët: Dardan Morina, Hekuran Berisha (rikthehet te Dinamo pas përfundimit të huazimit), Basit Khalid, Erlis Xhemajli, Albion Pllana, Eldonit Shaqiri, Donart Syla, Dimal Isufi dhe Besir Iseni.
Po ashtu, futbollistët Lendrit Palucaj, Alpi Shahini dhe Hektor Krasniqi janë huazuar për sezonin e ardhshëm.
Klubi i falënderon të gjithë futbollistët për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën e KF Dukagjinit gjatë sezonit të kaluar.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live