
Dukagjini në kërkim të trajnerit të tretë këtë stinor!
Skuadra e Dukagjinit pas barazimit të sotëm me Prishtinën e Re, ka ndarë rruët me trajnerin e saj të deritashëm, Ndue Përgjokaj.
Klinasit nuk kanë arritur të shënojnë fitore në përballjen e sotme dhe kanë barazuar 1-1 në shtëpi. Ky rezultat është treguar fatal për trajnerin, me të cilin klubi ndau rrugët mbrëmjen e sotme, përmes një njoftimi në llogaritë e rrjeteve sociale.
“KF Dukagjini njofton opinionin publik dhe tifozët se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin, Ndue Përgjokaj.
Klubi shpreh mirënjohjen më të sinqertë për kontributin, përkushtimin dhe punën profesionale të tij gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë.
Ne i urojmë trajnerit, Ndue Përgjokaj, shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.
Përndryshe, Dukagjini nisi stinorin me Ismet Munishin që drejtoi ekipin për 12 xhirot e para të stinorit. Pas tij, në krye të shtabit teknik erdh Përgjokaj. Dukagjini nuk ka shënuar fitore në Superligë që prej 30 nëntorit të vitit të kaluar, kur luhej xhiroja e XV! Pra, ekipi është XI xhiro pa fitore aktualisht dhe është në serinë më të keqe të skuadrave të Superligës – pa fitore! E në këto XI xhiro, ekipi ka arritur të mbledhë 8 pikë me 8 barazime, derisa ka pësuar vetëm tri herë! Përgjokaj e kishte nisur aventurën te “hithat” me 3 fitore radhazi.
Në ndërkohë, mbetet të shihet se kush do të jetë trajneri që do të merr timonin e klinasve, të cilët aktualisht janë vetëm 5 pikë larg zonës së barazhit e 6 pikë larg zonës së rënies nga Superliga! Deri në fund të stinorit janë edhe X xhiro!
