
Dy gola të shpejt, ngrisin Dinamon e Leotrim Krasniqit
Me ardhjen e trajnerit Leotrim Krasniqi, loja e Dinamos ka ndërruar ndërsa tani po mblidhet edhe frytet, pasi që ekipi po merr rezultate dhe tashmë ngritja e ferizajasve lartë në tabelë edhe po shihet.
Dinamo, pas pjesës së parë të luajtur pa gola ndaj Kikës sot, në pjesë të dytë ka reaguar shpejt për të shënuar dy herë dhe për të mbyllur ndeshjen. Ka qenë Daniel Tette që i dha epërsinë vendasve pas pasimit të Malsor Ajetit, ndërsa më pas ky i fundit shënoi kur u asistua nga Sokol Kiqina.
Kështu, me përfundimtaren Dinamo – Kika 2-0 [Daniel Tette 53′, Malsor Ajeti 57′] ekipi ferizajas del në vend të tretë të tabelës së Ligës së Parë, duke arritur në kuotën e 25 pikëve sa ka edhe Vëllaznimi në pozitë të dytë. Kika, në pozitën e 13-të është me 12 pikë.
(Foto: D. Muhaxheri/ fb/ Dinamo)