Edhe Malisheva përfundon përgatitjet, të gjitha rezultatet

Skuadra e Superligës, Malisheva, ka përfunduar sot fazën përgatitore në Antalya të Turqisë dhe ka bërë të ditur se ekipi me stafin sot do të kthehen për në Kosovë.

Njoftimi i klubit ka bërë të ditur se pos përgatitjeve me performanca të pëlqyeshme të lojtarëve, ka pasur edhe futbollistë që kanë debutuar në ekipin senior, lojtarë këta nga grupmoshat e Malishevës.

Ndërsa në miqësore, Malisheva ka arritur rezultate të kënaqshme duke parë forcën e kundërshtarëve aty. Këto janë rezultatet që ka arritur Malisheva në fazën përgatitore në Turqi.

Malisheva – Kudrivka 2-0
Malisheva – Tobol 1-0
Malisheva – Navbahor 3-2
Malisheva – Dynamo Kiev 1-8.

Kudrivka është ekip i kategorisë së parë ukrainase, Tobol ekip kazak gjithashtu nga kategoria e parë, Navbahor nga kategoria e parë uzbeke, kurse Dynamo Kiev kampion i shumëfishtë i Ukrainës dhe për informatë shtesë klubi i Malishevës ka bërë të ditur se kjo ndeshje është luajtur në 120 minuta, ku skuadrat kanë ndërruar lojtarët në testime 4 herë nga 30 minuta.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live