Edhe një ngritje, Kosova në rekordin e ri

Natë me dhimbje ishte ajo e 31 marsit për Kosovën, pasi që “dardanët” nuk arritën të bënin hapin final në playoff për Kampionatin Botëror “USCAME 2026” duke pësuar nga Turqia 0-1 në “Fadil Vokrri”.

Por, në përgjithësi kur shikohet kampanja e Kosovës ka qenë historike dhe jashtëzakonisht e sukesshme. Duke shënuar rekord pikë në grup kualifikues, pastaj duke kaluar gjysmëfinalen e playoffit ndaj Sllovakisë në fitoren e madhe 3-4 në “Tehelno pole”, “dardanët” tani kanë edhe një gjë për tu krenuar.

Ky ekip, drejtuar nga Franco Foda ka arritur të shënojë rekord të ri në listën mujore që e publikon FIFA, duke kaluar në pozitën e 78-të në botë. Kosova ka shënuar rritje për një pozitë në renditjen FIFAs dhe tani prej pozitës 79 ka kaluar në të 78-tën – për të regjistruar rekordin e ri.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live