Enzo Maresca dhe Chelsea – ndanë rrugët!

Përmes një komunikate të shkurtër, Chelsea ka bërë të ditur se ka ndarë rrugët me Enzo Marescën! Si befasi, në ditën e parë të Vitit të Ri 2026 erdhi ky lajm, ndërsa të kaltërit e Londrës bënë të ditur se klubi dhe trajneri kanë vendosur që për të arritur sukseset e kërkuara, më së miri është që të bëhet një freski në shtabin teknik.

Pak i çuditshëm fakti, pasi që me Marescën 45 vjeçar Chelsea fitoi Ligën e Konferencës si dhe Kampionatin Botëror të klubeve të FIFAs, në verën e kaluar!

Por, TalkSport ka kuptuar më parë se Maresca ka pasur bisedime me Manchester Cityn si zëvendësues potencial i Pep Guardiolës aty! Gjithashtu, klubi ka qenë i pakënaqur me faktin se 20 pikë janë lëshuar në Premier Ligë dhe Ligë të Kampionëve!

Ndërsa, si trajner i ardhshëm i Chelseat – tashmë në listë për tu emëruar i pari është Liam Rosenior – trajneri i Strasbourgut.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live