FBK zyrtarizon “Mizahir Ismën” organizatore të finales së Kupës

Përmes një njoftimi të lëshuar sot në web-faqe, Federata e Basketbollit të Kosovës ka bërë të ditur se KB Rahoveci 029 do të jetë organizator i finales së Kupës së Kosovës në basketboll.

Në finale të Kupës do të ndeshen Trepça dhe Bashkimi, të cilat skuadra kaluan në finale duke eliminuar Borën, përkatësisht Prishtinën, duke i fituar të dyja ndeshjet gjysmëfinale: si vendase, por edhe si mysafire.

“Miraton shprehjen e interesimit të KB Rahoveci për organizimin e finales së Kupës së Kosovës në konkurrencën e meshkujve, më 18 shkurt në Rahovec. Organizimi i finales do të realizohet në përputhje me kriteret organizative dhe teknike të përcaktuara nga FBK, ndërsa klubi organizator obligohet të sigurojë kushtet infrastrukturore, logjistike dhe të sigurisë sipas rregulloreve në fuqi.” — shkroi njoftimi i FBK-së.

Përndryshe, Trepça ka shënuar fitore në katër finalet e fundit të Kupës së Kosovës në basketboll, duke e ngritur trofeun në fund. Dy prej tyre finaleve kanë qenë kundër Bashkimit (2022 dhe 2025) kurse dy të tjera ndaj Prishtinës (2023 dhe 2024).

A do të jetë kjo e treta e vërteta për Bashkimin, apo Trepça do të fitojë për të pestën herë me radhë Kupën – mbetet të shihet, më 18 shkurt në “Mizahir Isma” të Rahovecit. Sa i përket historisë në Kupë të Kosovës, Trepça ka në vitrina të klubit tetë sosh, ndërsa Bashkimi vetëm një!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live