
Ferizaji gjobitet!
Skuadra e Ferizajit është dënuar me 1 mijë euro gjobë nga Komisioni Disiplinor dhe i Etikës pranë FFK-së, për shkak të incidenteve të shkaktuara nga tifozëria e tyre në kuadër të ndeshjes së xhiros së XV të Superligës së Kosovës, të cilën ferizajasit e luajtën ndaj Malishevës në shtëpi.
Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede, është dënuar për shkak të hedhjes së mjeteve piroteknike në fushë të lojës që ka shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes!
VENDIMI I KDE-së:
“KF Ferizaj. Në minutën 81-të, tifo-grupi i vendasve “Ujqit” hedhin mjete piroteknike në fushën e lojës, për çka ndeshja ndërpritet për disa sekonda, deri sa stafi i largon ato nga fusha. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ferizaj –Malisheva. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni 18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.”
