Feronikeli’74 çerekfinalisti i fundit i Kupës së Kosovës

Skuadra e Feronikelit’74 ka arritur që në momentet e fundit të ndeshjes të bëj dallimin për të siguruar biletën e fundit për çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Përkundër epërsisë së mysafirëve nga Ferizaji, vendasit kanë arritur të barazojnë në pjesë të parë, për të arritur përmbysjen krejt në fund të ndeshjes përmes krahut ofanziv të ekipit, Bahtiri. Feronikeli’74 – Dinamo 2-1 [Muhamed Llapashtica 42′, Kreshnik Bahtiri 87′ — Almedin Klinaku 15’pen.].

Me këtë triumf, Feronikeli’74 i drejtuar nga Granit Begolli është bërë skuadra e fundit që ka siguruar biletën për çerekfinale të Kupës së Kosovës, duke e eliminuar Dinamon e Arsim Abazit dhe i është bashkuar shtatë çerekfinalistëve tjerë për vazhduar rrugëtimin për trofe.

Bashkë me Feronikelin’74, skuadrat tjera që kanë arritur në tetëshen më të mirë të Kupës së Kosovës janë: Dukagjini, Ballkani, Ferizaji, Llapi, Malisheva, Vushtrria dhe Gjilani.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live