
Fiorentina shkarkon Stefano Piolin!
Katër humbje në pesë ndeshjet e fundit. Në tabelë, në pozitën e njëzetë, të fundit. Fiorentina shkarkoi nga detyra e trajnerit Stefano Piolin sot edhe zyrtarisht, duke bërë të ditur se për ekipin e parë do të përkujdeset përkohësisht Daniele Galloppa.
“Fiorentina bën të ditur se ka liruar nga detyra trajnerin Stefano Pioli, si kryetrajner i ekipit të parë. Klubi i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës trajnerit, ndërsa e falenderon për profesionalizmin gjatë kohës sa punoi me ekipin. Daniele Galloppa do të kryejë detyrën e trajnerit të përkohshëm deri në emërimin e një trajneri fuqiplotë”. – shkroi njoftimi i klubit.
Ekipi nga Firenca është pa fitore këtë stinor në Seria A, ku kanë përfunduar tashmë dhjetë xhiro. Kanë vetëm katër barazime dhe kanë shënuar 7 gola duke pranuar 16.
