Fitore ndaj Andorrës, Shqipëria siguron Play Off-in drejt Botërorit 2026

Me një gol të Kristjan Asllanit në minutën e 67′, Shqipëria sonte ka shënuar fitore minimale 0-1 në udhëtim ndaj Andorrës.

Kjo fitore bën që Shqipëria për herë të parë në histori ta arrijë Play Off-in kualifiikues drejt Kampionatit Botëror të vitit të ardhshëm. Fitorja e Shqipërisë sonte dhe humbja e Serbisë nga Anglia bëjnë që Shqipëria ta sigurojë Play Off-in matematikisht një xhiro para përfundimit të ndeshjeve kualifikuese.

Sonte Shqipëria pati dominim që nga fillimi, e goli vonoi në mesin e pjesës së dytë, kur Kristjan Asllani bukur me të djathtë çoi një rrjetë një pasim të ardhur nga Myrto Uzuni prej krahut të djathtë.

Kështu, ndeshja e fundit në Angli që luhet më datën 16 nëntor do të kalojë plotësisht me festë. Anglezët kanë siguruar bindshëm kualifikimin nga vendi i parë, kurse Shqipërisë nuk i rrezikohet më vendi i dytë, me Play Off-in tashmë të siguruar.

Se me kë do të luajë Shqipëria në muajin mars në Play Off, do ta marrim vesh më vonë.

TABELA AKTUALE, GRUPI K:

1. Anglia 21 pikë (7 ndeshje)
2. Shqipëria 14 pikë (7 ndeshje)
3. Serbia 10 pikë (7 ndeshje)
4. Letonia 5 pikë (7 ndeshje)
5. Andorra 1 pikë (8 ndeshje)

NDESHJET E MBETURA:

16 nëntor,

Serbia-Letonia
Shqipëria-Anglia.

(Për në Botërorin 2026 kualifikohet direkt vetëm fituesi i grupit. Skuadra që përfundon e dyta siguron të drejtën për ndeshje playoffi, ku duhet të kalojë dy raunde playoffi (gjysmëfinale dhe finale) për të arritur biletën e Botërorit.)

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live