Fitore ndaj Prizrenit edhe në ndeshjen e dytë, KB Drita rikthehet në Superligë!

Pas një kohe të gjatë mungesë, KB Drita është rikthyer në Superligë!

Gjilanasit e drejtuar nga Dritëro Sefaja triumfuan sonte ndaj Prizrenit në ndeshjen e dytë të serisë finale, për ta mposhtur Prizrenin 2-0 në seri dhe për ta arritur kështu Superligën.

Ndeshja e luajtur sonte ishte tejet e luftuar dhe përfundoi 92-91.

Kështu, Drita sezonin e ardhshëm do të garojë në Superligë, kurse Prizreni të paktën edhe një vit mbetet në Ligën e Parë.

Jay Walker dha 20 pikë në fitore, me 19 sosh ndeshjen e kreu Adhurim Aliaj, kurse 18 të tjera i dha Adrian Ibishi për Dritën. Në anën tjetër te Prizreni që luftoi deri në fund dhe ishte shumë afër të çonte serinë në përballjen vendimtare, më efikas ishte Rron Dahysla me 23 pikë të shënuara, ndërsa menjëherë pas tij ishte kapiteni i ekipit Qëndrim Ajazaj që dha 21 pikë, ku shutoi 4/8 për tre pikë.

Në fakt, Prizreni ishte shumë afër fitores kur 12 sekonda para fundit të ndeshjes mori epërsinë me pikët e Rron Dahsylës 90-91. Por në sulmin e fundit mbrojtja bardhezi nuk arriti ta ndalë Eris Zenelin që shënoi për fitore dhe përfundimin e serisë finale, 92-91 – për t’ia dhënë gëzimin e madh Dritës dhe rikthimin në Superligë, për herë të parë që prej stinorit 2021/22 kur kaluan aty si në hije, me zero fitore e të gjitha humbje përgjatë stinorit të rregullt!

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live