Fitorja me mungesa, motiv dhe ngritje për Manchester Unitedin

Patrick Dorgu shënoi golin e vetëm të ndeshjes, Manchester United nisi “Boxing Day”-in e këtij stinori me fitore, ndërsa ekipi u ngrit momentalisht në pozitë të pestë të renditjes tabelare. Manchester United – Newcastle United 1-0 [Dorgu 24′]

Në fakt, Manchester United asnjëherë nuk është mposhtur në “Old Trafford” për “Boxing Day”, mirëpo, sonte sa falë fatit, sa falë mosmprehtësisë së pjesës sulmuese të Newcastle Unitedit, ekipi i Ruben Amorimit doli me 3 pikë nga ndeshja.

Mungesa e kapitenit Bruno Fernandes, ka qenë e dukshme, ndërsa ai ka qenë vetëm një nga shtatë mungesa sonte të “djajve të kuq” në fitoren që i çoi ata në 29 pikë dhe në të pestin vend të tabelës, derisa Newcastle United me disfatën e shtatë sezonale është aktualisht i 11-ti me 23 pikë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live