
Ndërkombëtare
Florent Hadërgjonaj me supergol ndaj Edersonit
Mbrojtësi i krahut të Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka shënuar një gol shumë të bukur mbrëmë për ekipin e tij Alanyaspor ndaj Fenerbahçes.Ederson, ish portier i Manchester Cityt dhe i rregullt në Brazil, nuk ka arritur t’i kundërpërgjigjet goditjes së fuqishme të kosovarit.

Hadërgjonaj ka shënuar golin e parë të takimit për t’i dhënë epërsi Alanyës 1-0. Kosovari edhe asistoi në golin e dytë të ekipit për 2-1. Por, në fund, Alanya u mposht 2-3.
Hadergjonaj, Ederson’u perişan etti 😮💨
pic.twitter.com/Wq4upHujYL— Le Marca Sports (@lemarcaspors_) January 18, 2026
