FSHF me ndryshime çmimesh për duelet e radhës

Shqipëria tashmë ka rënë në Ligën C të Kombeve pas dështimit të fundit me selektorin Sylvinho për të qëndruar në Ligën B të Kombeve. Kundërshtarët e tashëm të kuqezinjëve janë të një niveli më të dobët sesa që kanë qenë më parë dhe si duket edhe interesimi për blerje të biletave ka rënë.

Kujtojmë, më parë Shqipëria shiste biletat brenda 2-3 ditëve për cilëndo ndeshje, qoftë kualifikuese, qoftë për Ligë të Kombeve. E tash, pos tjerash është vërejtur edhe ndryshimi i çmimit në ebileta.al ku FSHF shet biletat e ndeshjes.

Kështu, tribuna E104, E105 dhe E106 – ka çmim prej 3086 lekësh për copë. Këto tribuna janë në mes të stadiumit. Ndërsa zonat tjera përreth si E103, E107, E206 dhë të tjerat kanë çmim prej 2575 lekësh.

Pjesa veriore, ku rrijnë tifozët e zjarrtë është vendosur në çmim prej 1045 lekëve për biletë në secilën tribunë N. Njëjtë sikurse edhe tribunat jugore S, prapa golit në anën tjetër.

Tribunat këndore, kanë çmim prej 545 lekësh si në pjesën veri-lindje, ashtu edhe jug-lindore.

Tribuna perëndimore kanë çmime më djegëse! W107 dhe W101 janë me çmime nga 3086 lekë, W102 dhe ë106 me 8230 lekë, W103 dhe W105 nga 20580 lekë kurse W104 ka çmim të 30806 lekësh për biletë.

Të njëjtat çmime të biletave janë si për ndeshjen me Bjellorusinë të cilën Shqipëria e luan më 26 shtator në “Air Albania” ashtu edhe për atë ndaj San Marinos më 6 tetor.

Pos këtyre, Shqipëria në Grupin 1 të Ligës C të Kombeve kundërshtar ka edhe Finlandën.

ORARI I NDESHJEVE:

26 shtator, Shqipëria – Bjellorusia
29 shtator, San Marino – Shqipëria
3 tetor, Finlanda – Shqipëria
6 tetor, Shqipëria – San Marino
12 nëntor, Shqipëira – Finlanda
15 nëntor, Bjellorusia – Shqipëria.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live