
FFK Superliga e Kosovës
Futbollisti i Kosovës U-21 zyrtarizohet te ekipi turk
Para pak çastesh, ekipi i Ligës së Parë të Turqisë, Bodrumspor ka zyrtarizuar marrëveshjen me futbollistin e Kosovës U-21, Elvir Gashijani.
Gashijani ka nënshkruar kontratë 4-vjeçare me Bodrumsporin dhe do të luajë me ekipin pranë detit Egje, ndërkaq në Superligë të Kosovës ka qenë pjesë e Llapit.
Gashijani që luan në krah të mesfushës në pjesën ofanzive, ka dalë nga shkolla e Trepçës’89, prej ku kaloi te 2 Korriku e pastaj u transferua te Llapi i Podujevës. Ai është aktualisht 20-vjeçar dhe 164cm. i gjatë.
