Gentrit Shehaj përforcimi i ri i Vëllaznimit

Lideri aktual i Ligës së Parë, Vëllaznimi, ka siguruar edhe një përforcim për vazhdim të stinorit. Sipas informacioneve që ka siguruar TopSporti.com, gjakovarët kanë përforcuar mbrojtjen.

Futbollisti i Malishevës, Gentrit Shehaj, është mbrojtës i majtë, që është përforcim i ri i gjakovarëve të drejtuar nga tetovari Xhengis Rexhepi. Së fundi, Shehaj ka djersitur fanellën e Istogut si huazim nga Malisheva.

Shehaj 22 vjeçar është lojtar perspektiv, ndërsa Vëllaznimi me këtë shton konkurrencën në ekip. Gjakovarët në 4 xhirot e para të stinorit kanë arritur 3 fitore dhe 1 barazim, për të qenë të parët në tabelë me 10 pikë.

Në xhiron që vjen, Vëllaznimi pret Trepçën e Emin Baliqit në derbi. Këta të fundit kanë 8 pikë dhe nuk kanë pësuar këtë stinor gjithashtu.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live