Granit Xhaka lider statistikor i Botërorit në pozitën e tij

Prej më të mirëve në pozitën e tij padyshim në këtë Botëror, ndërsa Granit Xhaka nuk ka lënë vend për befasi në fushën e tij. Kështu, Zvicra që arriti çerekfinalen e Kampionatit Botëror “USCAME 2026” dhe në këtë fazë arriti për herë të parë që prej 1954 kur ishin vetë nikoqir, u eliminua nga Argjentina 3-1 dhe atë vetëm pas vazhdimeve.

E Granit Xhaka si kapiten i “helvetëve” ka treguar rëndësinë e pozitës së tij në fushë si mefsushor defanziv dhe qendror, duke arritur që të jetë lojtari me më së shumti posedime të fituara deri në fund të çerekfinaleve të kampionatit, duke lënë pas Elliot Andersonin e Anglisë dhe Bilal El Khannaoussin e Marokut.

Kështu, Xhaka kreu Botërorin me 44 posedime topi të fituara (44), 6 më shumë sesa Anderson dhe 8 më shumë sesa marokeni i lartpërmendur. Pas tyre janë renditur Dayot Upamecano i Francës (34) dhe Matias Galarza i Paraguajit (32), derisa në TOP-10 të kësaj statistike kanë hyrë edhe futbollistët që mund t’i shihni në fotografinë e botuar nga Squawka.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live