Bora prezantoi edhe disa lojtarë për stinorin që vjen

Skuadra e Borës pas përforcimit të fortë të publikuar gjatë ditës, ku zyrtarizoi amerikanin e dëshmuar në Superligë Jericole Hellems, në orët e pasdites ka bërë të ditur edhe për tri lojtarë të ri në ekip, prej të cilëve njëri është vazhdimi i bashkëpunimit me kapitenin.

Kështu, Bora zyrtarizoi ardhjen e Muhamedali Janjevës në ekip, ku ky i fundit në stinorin e kaluar luante te Bashkimi i Prizrenit dhe arriti finalen e playoffit. Pas kësaj ekipi prishtinas bëri të ditur se ka siguruar shërbimet e amerikanit Terrell Allen që së fundi ka qenë pjeseë e Lefkadas në Greqi.

Pos këtyre risive, ekipi ka bërë të ditur se ka vazhduar marrëveshjen me veteranin Amin Hot, i cili është kapiteni i ekipit dhe tashmë është konfirmuar për stinorin 2026/27.

Allen në Lefkadas ka pasur mesatare prej 9.1 pikë, 3.8 asistime e 2.7 kërcime për ndeshje, ndërsa është 191cm i gjatë që luan në pozitat 1-2. Janjeva që nisi stinorin e kaluar te Prishtina dhe e vazhdoi te Bashkimi me prizrenasit ka luajtur me mesatare prej 4.3 pikëve për ndeshje, duke bërë edhe 0.5 asitime e 1.8 kërcime për lojë. Ndërkaq kapiteni Hot në 30 ndeshjet e Superligës përgjatë stinorit të kaluar ka kontribuuar mesatarisht me 10.5 pikë për ndeshje, duke bërë edhe 3.3 asistime e 4 kërcime për lojë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live