
Irani merr vendim për Kampionatin Botëror “USCAME 2026”
Irani, që u kualifikua në Kampionatin Botëror që do të mbahet këtë verë në SHBA, Kanadë dhe Meksikë, ishte ne dyshim pjesëmarrjeje për shkak të arsyeve politike që tashmë janë të njohura në krejt botën.
Por sot, siç njofton britanikja The Independent zëdhënesi i qeverisë Fatemeh Mohejerani i ka thënë televizionit shtetëror të mërkurën se Irani do të zhvillojë përgatitjet e plota për pjesëmarrje në Botëror me urdhër të Ministrit dhe se paraqitja e tyre aty do të jetë “plotë krenari”.
Vendimi vjen pas takimit të fundit që zyrtarët e lartë të futbollit iranian kishin me kreun e FIFAs, Gianni Infantino në Turqi, ku iranianët kryenin përgatitjet dhe zhvillonin miqësoret. Takimi i fundit i tyre ishte mbajtur më 31 mars.
Në ndërkohë, FIFA ende nuk ka konfirmuar këtë njoftim që vjen nga televizioni shtetëror iranian, por duke ditur seriozitetin e the Independent, atëherë paraqitja e Iranit në Botëror, duket punë thuajse e sigurt tanimë.
