Ish-lojtari i Pejës dhe Trepçës, zyrtarizohet te Ylli

Basketbollisti amerikan, Larry Thomas, do të vazhdojë të jetë pjesë e Superligës së Kosovës në basketboll, pasi që së fundi është zyrtarizuar te Ylli.

Suharekasit mbrëmë kanë bërë të ditur se kanë aranzhuar marrëveshjen me lojtarin dhe presin ndihmë të madhe në lojë nga ai, për stinorin që është afruar për të nisur 2025/26.

“Me energjinë, pasionin dhe përvojën e tij, jemi të bindur se do të na ndihmojë të shkruajmë kapituj suksesi. Mirë se erdhe Larry.” — shkroi KB Ylli në njoftimin e botuar dje.

Kujtojmë, Thomas është i njohur për Superligën pasi që ai luajti te Peja dhe Trepça më parë, ku edhe fitoi trofe.

Amerikani 188cm i gjatë në moshë 32 vjeçare në stinorin e kaluar ka pasur mesatarisht 9.9 pikë për ndeshje, 2.5 asistime dhe 2.9 kërcime për ndeshje te mitrovicasit. Dy stinorë më parë, te Peja ai ka pasur mesatare prej 13.8 pikësh për ndeshje, 5.9 asistime dhe 4.3 kërcime.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live