
Ismet Munishi ndahet me Dukagjinin!
Ka ardhur edhe një ndarje në Superligë mes klubit dhe trajenrit dhe së fundi pas ndarjes së Qatip Osmanit me Malishevën, edhe Ismet Munishi ka bërë të ditur se është ndarë me Dukagjinin.
Edhe klubi klinas ka shkruar për mbylljen e bashkëpunimit duke falenderuar Ismet Munishin bashkë me ndihmësit e tij Ardian Basha dhe Sejdi Morina, ndërkaq kanë vlerësuar trajnerët për punën dhe profesionalizmin e treguar.
“KF Dukagjini njofton se ka mbyllur bashkëpunimin me trajnerin, Ismet Munishi, dhe asistentët e tij, Ardian Basha dhe Sejdi Morina.
Falënderojmë trajnerin Munishi për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit tonë.
Ne falënderojmë gjithashtu asistentët, Basha dhe Morina, për bashkëpunimin dhe punën e tyre gjatë kësaj periudhe.
KF Dukagjini u uron trajnerit Munishi dhe stafit të tij suksese të mëtejshme në karrierë dhe i falënderon për kontributin e dhënë në klubin tonë.” — shkroi KF Dukagjini në njoftim.
Munishi (51) bëri të ditur se po ndahet për arsye personale me klubin e Dukagjinit, ku qëndroi qysh prej fillimit të stinorit të kaluar. Ai ka falenderuar kryesinë dhe qytetarët bashkë me tifozët e lojtarët duke i uruar sukese klubit në vazhdim të kampionatit.
Aktualisht, Dukagjini është i renditur mjaft mirë në Superligë duke qenë se ka skuadra me buxhet më të madh që janë nën ata në renditje. Ekipi nga Klina është i katërti në renditje me 17 pikë nga 12 ndeshje.
