Istogu njofton për përforcimin e parë!

Skuadra e Istogut që në stinorin e kaluar 2024/25 përfundoi në pozitë të tretë të renditjes tabelare të Ligës së Parë të Kosovës në basketboll, ka bërë të ditur dje për përforcimin e parë për stinorin 2025/26 të garave në Ligë të Parë.

Ekipi i Bjeshkëve të Nemuna ka marrë Isaac Johnsonin nga SHBA, si përforcim, ndërsa lojtari në fjalë luan në pozitat 3/4. Johnson vjen nga Minnesota e SHBA-ve, bëri të ditur KB Istogu.

“Jemi të lumtur të njoftojmë përforcimin tonë të parë për këtë sezon, Isaac Johnson SF/PF nga Minnesota/SHBA i bashkohet “Djemt e Bjeshkës”. — shkroi njoftimi i KB Istogu.

Nga agjensioni i tij, Johnson përshkruhet si një lojtar i mençur me lëvizshmëri, që mund të ndikojë në lojë në të dy anët e parketit. Ai ka luajtur si senior në Rogers State University.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live