Istogu shton përvojë me transferin e Sheqerollit

Mefsushori me përvojë, Donart Sheqerolli, është futbollist i ri i Istogut. Mesfushori qendror që në stinorin e kaluar ishte pjesë e Besa Pejës, do të mbrojë ngjyrat e Istogut në vazhdim të këtij stinori, ndërkaq me përvojën e tij pritet t’i ndihmojë skuadrës së drejtuar nga Fisnik Gashi.

Donarti 30 vjeçar më parë ka qenë pjesë e ekipeve si Feronikeli, Vëllaznimi, Suhareka e Liria. Sa i përket “troftave” ata pas 4 xhirove të para të stinorit kanë 4 pikë, duke regjistruar 1 fitore, 2 barazime dhe 1 disfatë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live