
Jemerrio Jones, ish-NBA, përforcim i radhës te Rahoveci 029
Basketbollisti amerikan, Jemerrio Jones, është përforcimi i radhës te Rahoveci 029. Ish lojtari i Los Angeles Lakers, Jemerrio Jones që së fundi ka qenë pjesë e Osceola Magic është zyrtarizuar te vreshtarët.
Ekipi i Rahovecit 029 është ekip debutues në Superligë dhe është skuadra e vetme që këtë stinor e nis me trajner vendor. Jones, te Osceola ka pasur mesatare prej 11 minutave për ndeshje, duke dhënë 1.6 pikë, 3 kërcime e 1 asistim.
Ai ka luajtur këtë vit edhe te ekipi meksikan Angeles, ku ka zhvilluar 6 ndeshe në total me mesatare prej 31 minutave, duke dhënë 5.8 pikë për ndeshje 7.7 asistime dhe 11.3 kërcime.
“Jemerrio Jones me përvojë në NBA te Los Angeles Lakers, në G League dhe së fundmi në Meksikë te Ángeles de la Ciudad de México.
I bashkohet skuadrës për të ndihmuar drejt arritjes së objektivave të klubit këtë sezon.” — shkroi KB Rahoveci 029 në njoftim.