Jeronimo Sarin del me njoftim pas ndarjes me Yllin!

Trajneri kroat, Jeronimo Sarin, ka dalë me një njoftim pas ndarjes me KB Yllin, ekip me të cilin aventura i zgjati shumë. Sarin ishte ndarë nga Vëllaznimi për të kaluar te Ylli. Por, shpejt ekipi me trajnerin u ndanë, ndërsa skuadra pas një kohe të kaluar me Endrit Elshanin si ndihmës, mori në bord spanjollin Paco Olmos.

E për këtë, Sarin ka dalë me njoftim, duke shkruar në llogarinë e tij në Facebook, ku bëri të ditur se sot i ka skaduar kontrata me Yllin dhe ai ka falenderuar ekipin për bashkëpunimin, ndërsa ka treguar edhe vendimet.

“Sot kontrata ime me Yllin zyrtarisht ka mbaruar. Për t’i bërë lojtarët që luajnë për mua më të mirë dhe më të lumtur, ka qenë mënyra e punës sime, ndërsa rezultatet prej vitit 2013 kanë treguar se kam 100% të drejtë. Ky mision u bë edhe ty Ylli. Menaxhmeti mund të besojë në atë proces, ose jo.
Kam pasur privilegj që të punojë me lojtarë të përulur dhe me karakter të fortë. Jam 100% i sigurt se synimi për të fituar diçka ose gjithçka mund të arrihet. Menaxhmenti vendosi ndryshe dhe e respektoj vendimin e tyre duke i dëshiruar më të mirat në të ardhmen, ndërsa e ardhmja do të tregojë nëse vendimi ka qenë i drejtimit të mirë për Yllin dhe qëllimet e tij.
Në fund, dua t’u them falemnderit të gjithë anëtarëve të stafit në klubin KB Golden Eagle Ylli – për bashkëpunim shumë të mirë, atmosferë, përkrahje dhe do të kem respekt të madh për ta gjithmonë deri në fund të jetës sime.
Dhe tani, i gatshëm për sfidat e reja…” – shkroi Sarin në llogarinë e tij në Facebook.

 

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live