
FBK SuperligaLajmet kryesoreNdërkombëtare
Joe Reece — përforcim i ri i Yllit!
Basketbollisti amerikan Joe Reece, është përforcimi i radhës i Yllit. Skuadra suharekase që po feston 50 vjetorin e themelimit këtë stinor, ka shtuar edhe një lojtar të huaj në ekip, ndërsa Reece vjen nga Bundesliga e Austrisë aty.
Austria, përvoja e parë evropiane e tij
Lojtari 202cm i gjatë në stinorin e kaluar ka qenë pjesë e ekipit Gmunden përgjatë gjithë stinorit, ndërsa ka pasur 29.2 minuta mesatarisht për ndeshje në Bundesligë, duke shënuar 15.3 pikë, 1.6 asistime dhe 7.4 kërcime për ndeshje. Ai është lojtar i pozitës 3/4, ndërsa është 26 vjeçar.
Stinori i kaluar për të ka qenë i pari në Evropë, ndërsa para saj ka qenë pjesë e ekipeve nga NCAA, ku ka luajtur për Old Dominion Monarchs, Boëling Green Falcons dhe Duuqesne Dukes.