Josh Nzeakor – zyrtarizohet nga Bashkimi!

Edhe pse kishte arritur më herët, tashmë edhe zyrtarisht, Josh Nzeakor është lojtar i ri i Bashkimit të Prizrenit. Prizrenasit përfundimisht e kanë zyrtarizuar basketbollistin amerikan që ka përvojë nga Superliga, pasi që më parë ka qenë pjesë e Prishtinës.

Josh Nzeakor tani më do të vesh fanellën portokallezi të Bashkimit, ndërsa së fundi ai ka qenë pjesë e ekipit izraelit Hapoel Safed Galil. Aty krahu 203cm. i gjatë ka luajtur me mesatare prej 33 minutave për ndeshje, duke shënuar 17.8 pikë, 1.9 asistime dhe 8.2 kërcime për ndeshje.

Shiko: TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Basketbollisti 28 vjeçar, që në maj do t’i mbushë të 29-tat ka përvojë nga disa liga evropiane, ndërsa pos ligës së dytë të basketbollit amerikan, ka qenë pjesë e ekipit të ligës së dytë franceze në stinorin 2022/23 Quimper, ndërsa në ka bërë përvojë edhe në Amerikë Latine, duke luajtur një stinor për Atenas Cordoba në Argjentinë (2020/21) dhe gjysmëstinor për meksikanët e Correcaminos (2022/23).

Nzeakor përndryshe do të përpiqet t’i ndihmojë Bashkimit për ndeshjet e mbetura të kampionatit (9) dhe duelet e Kupës, para se të fillojë playoffi. Bashkimi është në pozitën e dytë aktualisht dhe pas 19 xhirosh ka bilanc prej 13 fitoresh e 6 disfatash në Superligë.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live