Kampionia aktuale, lidere e re e Superligës

Paraqitje e fuqishme, pas një pjesë të parë stabile për të dyja skuadrat. Kampionia aktuale e Superligës, për herë të parë këtë stinor ka dalë në krye të tabelës së Superligës dhe atë pasi që dy skuadrat mbi te në tabelë, pësuan sot.

Drita në pjesë të dytë avancoi përmes Blerton Shejit, që shënoi pas një tollovie në zonë. Ndërsa kur pritej një këndellje e Llapit dhe ndeshja të bëhej më interesant, Veton Tusha në anën tjetër “mbyti” ndeshjen dhe siguroi fitoren për Zekirija Ramadanin, që tashmë rikthen “intelektualët” në krye të tabelës, Llapi – Drita 0-2 [Blerton Sheji 64′, Veton Tusha 89′].

TABELA AKTUALE E SUPERLIGES

Drita lidere ka 38 pikë pas 21 ndeshjeve në Superligë. Llapi është i shtati dhe ka 22 pikë nga po aq ndeshje.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live