KB Drita fitoi Kupën e Ligës së Parë

Drita është skuadra fituese e Kupës së Ligës së Parë te meshkujt. Skuadra gjilanase në finale fitoi ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 88:106.

Në përballjen e zhvilluar në Prizren, aty ku u zhvillua finalja dhe Final 8, gjilanasit ishin në epërsi nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Medaljet e argjendta i ndan Faton Kurshumlija, Komesar i Garave në FBK dhe Artina Hasani, Drejtore e Eventeve dhe Basketbollit 3×3, ndërkohë medaljet e arta, Artan Kurti, nënkryetar i FBK-së dhe Rrahman Përteshi, anëtar i Bordit të FBK-së.

Çmimi MVP i takoi Jarvis Walker të Dritës, i cili në finale kishte 33 pikë e 11 kërcime, çmim që iu dorëzua dhe Përteshi.

Ndërkohë, trofeun e Kupës për kapitenin e Dritës e ndau Kurti.

Me këtë përfundoi Final 8, që filloi më 11 shkurt.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live