KBF Bashkimi 4ampion, fiton vendimtaren në “Karagaç”

Kampionëe të Ligës së Femrave të Kosovës për stinorin 2025/26 janë vajzat e KBF Bashkimit, të cilat sonte fituan ndeshjen e shtatë të serisë finale të playoffit ndaj Pejës 03 dhe atë në “Karagaç” pasi që këto të fundit kishin epërsinë e terrenit vendas.

Ky ka qenë titulli i katërt radhazi për vajzat e ekipit prizrenas, të cilat vazhdojnë dominimin në basketbollin e femrave të Kosovës.

Ato sonte fituan me rezultat 61-71 në Pejë, për të ngritur trofeun në fund në serinë që përfundoi 3-4 në të mirë të tyre. Edhe pse KBF Bashkimi kishte epërsinë 1-3 në seri, në dy ndeshjet e kaluara Peja 03 arriti të barazojë serinë në 3-3 për të çuar serinë në përballjen vendimtare të shtatë.

Alexis Mead me 26 pikë, Saranda Daci me 16 dhe Wag Dontavia me 12 pikë të shënuara kanë qenë më të dalluarat në fitoren vendimtare të vashave të udhëhequra nga trajneri Vladan Radovic.

Ndërkaq te Peja 03 më efikasja ka qenë Paige Powell me 21 pikë, ndërsa Adrienne Goldbold shënoi 17 të tjera në përballjen e fundit të stinorit.

Festa e kampioneve do të vazhdojë në Prizren.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live