
KBF Peja 03 fiton Superkupën te vajzat, mposhtë KBF Bashkimin në finale
KBF Peja 03 është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll te vajzat për vitin 2025.
Vajzat e drejtuara nga Muhamed Thaçi sot shënuan fitore me rezultat 61-65 në finalen e Superkupës ndaj KBF Bashkimit.
Vajzat e Pejës 03 ishin vazhdimisht në epërsi gjatë ndeshjes, e ndonëse prizrenaset e ngushtuan shumë rezultatin në fund, fitorja dhe trofeu mbeten në Pejë.

Më meritoret në këtë triumf të Pejës sot ishin Kiki Jefferson (16 pikë, 10 kërcime, 4 asistime), Adrienne Godbold (16 pikë, 13 kërcime, 2 asistime) dhe Arbnore Përquku (15 pikë, 6 asistime, 3 kërcime).
Te KBF Bashkimi më të mirat sot ishin Alexis Mead (24 pikë, 7 kërcime, 7 asistime) dhe Nicole Destiny (17 pikë, 5 kërcime).
Në gjysmëfinale, Bashkimi kishte fituar ndaj Penzës, kurse Peja finalen e siguroi pasi e mposhti Prishtinën.
