
Kenny Hasbrouck – transfer i ri i Trepçës
Basketbollisti amerikan, Kenny Hasbrouck është lojtar i ri i Trepçës! Ekipi mitrovicas sonte ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me lojtarin në fjalë, ndërsa e ka zyrtarizuar atë duke i uruar mirëseardhje, shoqëruar me një fotografi të tij.
Hasbrouck është lojtar me përvojë. Ai më 14 gusht të vitit të ardhshëm i mbush të 40-tat! Ai përgjatë karrierës së tij ka luajtur aktivisht dhe rregullisht në liga të forta si atë gjermane, italiane dhe spanjolle. Së fundi, ai ka qenë pjesë e Lleidës në Spanjë dhe Dorados në Meksiko!

Sipas statistikave që shihen në faqet e specializuara për profile të lojtarëve, në stinorin 2024/25 Hasbrouck te Lleida në elitë të Spanjës ka luajtur mesatarisht 16.1 minuta për ndeshje, duke shënuar 7.1 pikë, 1.8 asistime dhe 1.3 kërcime për ndeshje.
Në anën tjetër, te Dorados ai ka luajtur 22.3 minuta për ndeshje, duke shënuar 11.2 pikë, 2.7 asistime dhe 2.4 kërcime për ndeshje. Përvoja e tij pritet t’i ndihmojë mjaft Trepçës, ndërsa ekipi mitrovicas këtë fundjavë është mysafir i liderit aktual, Bashkimit!
Përndryshe, Hasbrouck është lojtar i pozitave 1 dhe 2, ndërsa është 190cm i gjatë. Veterani Hasbrouck ka luajtur në Oldenburg të Gjermanisë, pastaj SAIE3 Bologna, Ferrara, Cantu, L. Bologna, Piacenza, Aurora e Biella në Itali. Në Spanjë ka derdhur djerë për Alicanten, dhe në ligë të dytë të Spanjës për Caceresin e Lleidan.
