
Kërcënimi me jetë, KDE dënon 3 muaj!
Pas inicimit të procedurës disiplinore nga KG lidhur me raportin pas ndeshjes Drenica-Dukagjini, sot ka dalë edhe vendimi i KDE-së, ndërsa në ndeshjen ku gjyqtari u kërcënua me jetë, dënimet janë si mëposhtë.
VENDIMI I KDE:
II. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore: Dënohet me shumë prej 300 euro. Afati i pagesës është 15 ditë nga dita kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. Përfaqësuesit zyrtar i KF “Drenica”, Granit Koci. Në min 34 për sjellje jo sportive dhe duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit hyn në fushë për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt dhe duke dalë nga fusha kërcënon asistentin e parë.
Pas përfundimit të pjesës së parë edhe pse i përjashtuar hyn në korridoret e zhveshtoreve të gjyqtarëve shan, ofendon dhe kërcënon gjyqtarin kryesor me disa persona tjerë me fjalët: “Nëse nuk fitojmë t’i nuk del i gjallë nga Skenderaj“. I njëjti edhe në pjesën e dytë shfrytëzon rastin dhe futet në fushë afër vijës dhe përsëri proteston për vendimin e gjyqtarit të parë edhe pse ishte i ndëshkuar me karton të kuq. Pas kësaj intervenohet dhe largohet nga stadiumi. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica–Dukagjini. Bazuar në nenin 14 paragrafi 1 dhe 2 pika A dhe D dhe nenin 15 paragrafi 1 pika J të Rregullores disiplinore; Dënohet me 3 (tre) muaj me ndalim pjesëmarrje në çdo veprimtari sportive organizuar nga FFK-së
Ndaj: FC “Drenica”. Lëshim në organizim të ndeshjes. Pas përfundimit të pjesës së parë në korridorin e zhveshtoreve futen persona të paautorizuar të cilët ofendojnë dhe kërcënojnë gjyqtarët. Sipas raportit të personave zyrtar të ndeshjes Drenica–Dukagjini. Bazuar në nenin 6 paragrafi 1 pika C si dhe neni 18 paragrafi 2 pika B dhe C të Rregullores disiplinore; Dënohet me shumë prej 1000 euro. Afati i pagesës është 15 ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm.
