Khalil Shabazz (Ylli) – MVP (4)

Që në debutim – MVP! Lojtari i ri i Yllit i zyrtarizuar më 30 shtator, që në ndeshjen e parë të tij me skuadrën suharekase ka treguar cilësitë, ndërsa ka shkëlqyer në fitoren e dytë të ekipit ndaj Pejës në fundjavën që lamë pas, për të fituar sot edhe MVP-në e xhiros nga FBK-ja.

Khalil Shabazz, playmaker, luajti me 32 pikë në këtë fitore, duke shtuar në llogari të tij me 8 asistime dhe me 4 kërcime, derisa indeksi i efiçencës së tij shkoi në kuotën 31.

Ylli që nisi stinorin me 2 disfata, me pak intervenim në ekip, tashmë është bërë kundërshtar i rrezikshëm dhe duket se tash e tutje skuadrat tjera do të duhet të marrin edhe më seriozisht ekipin e drejtuar nga Rami Hadar gjatë stinorit.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live