
Rilindja 1974 po rilind nën komandën e Behar Maliqit
Ekipi pejan, Rilindja 1974, që prej se i është kthyer Ligës së Parë zakonisht ka qenë në luftë për mbijetesë aty dhe e ka siguruar mbijetesën në ligë kryesisht pak para fundit të stinorit, kësaj radhe po këndon një këngë tjetër.

Nën komandën e Behar Maliqit, ish-futbollistit të njohur, ekipi duket se është ringjallur dhe tani me fitoren e fundit është futur në TOP-5 të ekipeve me më së shumti pikë në Ligë të Parë pas 9 xhirove të zhvilluara.
TABELA AKTUALE E LIGËS SË PARË
Rilindja 1974 ka arritur të shënojë 5 fitore dhe ka vetëm dy humbje për të qenë me 17 pikë në pozitë të katërt, njëjtë sa ka edhe Liria që po kërkon Superligën një pozitë më lartë.

Së fundi, në fitore ndaj Tefik Çangës, Rilindja 1974 fitoi minimalisht ku pas asistimit të Elton Idrizajt, Ilir Rexha vulosi fatin e takimit, ndërkaq pejanët tani duken të rilindur nën drejtimin e Maliqit që ka marrë detyrën e trajnerit të parë të ekipit.
