Kika befason Vëllaznimin!

 

Një gol ka mjaftuar, ndërsa Kika ka shënuar fitore ndaj Vëllëznimit që është lider i Ligës së Parë dhe nuk ka përjetuar asnjë humbje deri tani në Ligë të Parë!

Ka qenë Salih Kosumi që ka shënuar në pjesë të parë të ndeshjes (31′) për t’i dhënë avantazhin ekipit vendas, që në fund doli të jetë edhe gol i fitores për hogoshtasit.

TABELA AKTUALE

Në fund, Kika 1-0 Vëllaznimi [Salih Kosumi 31′] ka bërë që Kika e Sallah Sherifit të kap 3 pikë të reja në Ligë të Parë, ndërkaq Vëllaznimi i Xhengis Rexhepit ka përjetuar humbjen e parë të stinorit sot.

Falë goldallimit, Vëllaznimi mbetet ende lider me 20 pikë njëjtë sikurse Feronikeli’74, por me goldallim më të mirë. Kika në anën tjetër me fitoren e tretë kampionale kalon në pozitë të 11-të të tabelës, me po aq pikë sikurse renditja, pas nëntë xhirosh.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live