
Kika në disiplinore pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit
Komisioni i Garave të Ligës së Parë të Kosovës ka futur në procedurë disiplinore klubin e Kikës, pas ndeshjes ndaj Vëllaznimit. Kika kishte fituar këtë ndeshje me rezultat minimal, 1-0, me penalltinë e Salih Kosumit, ndërkaq ishte humbja e parë për Vëllaznimin këtë stinor në ligë.
Por, gjatë ndeshjes delegati ka vërejtur parregullsi të llojeve të ndryshme raportet e të cilit nuk kanë kaluar pa u futur në disiplinore nga KG. Mëposhtë, Vendimet e KG-së lidhur me akterët e kësaj ndeshjeje.
INICIMET DISIPLINORE, PAS NDESHJES KIKA-VËLLAZNIMI
Ndaj: KF ”Kika”, Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes. Në min 90+, mga banka e KF “Kika” u hodhën topa në fushë me qëllim të ndërprerjes së lojës, po ashtu në min 85 shikuesit hodhën mjete piroteknike në drejtim të asistentit të dytë si dhe gjuajtën gurë në drejtim të bankës së KF” Vllaznimi”. Pas përfundimit të ndeshjes disa persona tentuan t’i sulmojnë fizikisht vozitësin, lojtarët dhe zyrtarët e ekipit mysafirë, por ndërhyrja e policisë ishte e domosdoshme për normalizimin e situatës. Sipas raportit te delegatit , fotove dhe xhirimeve televizive në ndeshjen Kika- Vllaznimi.
Ndaj: Trajnerit të portierëve të KF “Kika “, Etrit Gagica, Motivi: Para fillimit të ndeshjes shan dhe ofendon gjyqtarët e ndeshjes për çka ndëshkohet /e karton të kuq direkt , i njëjti vazhdon me ofendime edhe pas pjesës së parë dhe në përfundim të ndeshjes. Sipas raportit te gjyqtarit kryesor te ndeshjes Kika- Vllaznimi
Ndaj: Zyrtarit për siguri të KF” Kika “ , Artan Sermaxhaj, Motivi: Gjatë ndeshjes,shan ofendon dhe kërcënon delegatin e ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Kika- Vllaznimi.
Ndaj: KF” Vllaznimi “. Motivi: Nuk respekton rregulloren për përdorimin e kamerave VEO, leja për përdorimin e kamerave VEO i jepet vetëm për përdorimin të brendshëm të analizës. Sipas pamjeve(xhirimeve) në rrejte sociale.