
FBK SuperligaKosovaLajmet kryesoreNdërkombëtare
Kosova dhe Shqipëria në një grup parakualifikues!
Kosova në short do të ketë kundërshtare Shqipërinë, për herë të parë në kuadër të garave seniore të basketbollit. Fati ka dashur që sot në short, në kuadër të fazës parakualifikuese për Eurobasket 2029, Kosova të ketë kundërshtare Shqëiprinë. Pos tyre, në grup është edhe Sllovakia.
Kosova është në Grupin C parakualifikues, ndërsa duelet do të zhvillohen në nëntor të vitit 2025, pastaj shkurt 2026 dhe qershor/korrik 2026. Nga grupi vetëm fituesi kualifikohet tutje, ndërsa vendi i dytë duhet t’i pres grupet tjera, për të kuptuar nëse ka bilans më të mirë për të kaluar tutje.