
Kosova vs Turqia, 11-shet startuese
Me fillim nga ora 20:45, sonte Kosova luan përballjen më të madhe në historinë sportive të saj, ku përballë ka Turqinë. Fituesi i këtij dueli shkon në Kampionat Botëror.
Për Kosovën kjo do të ishte pjesëmarrja e parë në një Kampionat Botëror, e Turqia nuk e ka shijuar Botërorin që nga viti i largët 2002.
Kosova sonte starton pa asnjë ndryshim nga ndeshja me Sllovakinë.
Skuadrat startojnë kështu:
KOSOVA (3-5-2): Arijanet Muric; Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Lumbardh Dellova; Mërgim Vojvoda, Dion Gallapeni, Veldin Hoxha, Elvis Rexhbecaj, Florent Muslija; Vedat Muriqi, Fisnik Asllani.
TURQIA (4-3-3): Ugurcan Cakir; Zeki Celik, Ozan Kabak, Abdulkerim Bardakci, Ferdi Kadioglu; Orkun Kokcu, Hakan Calhanoglu, Ismail Yuksek; Arda Güler, Kenan Yildiz, Kerem Akturkoglu.
