
Kush nga sa minuta luajti në 4 ndeshjet e Kosovës?!
Cilët ishin të palodhshmit e “Dardanëve”? Katër ndeshje të zhvilluara në një kohë kaq të shkurtër për herë të parë pa Kosovën. Orari i ri i ndeshjeve të Ligës së Kombeve nxorri shumëçka sa i përket edhe kapacitetit të futbollistëve për të qenë në fushë shpesh dhe për të dhënë maksimumin aty.
Në shikim të parë, Kosova është e dyta në renditjen tabelare të Grupit 3 të Ligës B të Kombeve me Austrinë përpara që i ka 8 dhe Irlandën të tretën me pikë të njëjta si Kosova, 5. Izraeli, me 2 pikë është i fundit në renditje.

Kosova, në dy ndeshjet e fundit të grupit do të kuptojë se ku do të përfundojë në këtë grup të Ligës B të Kombeve, ligë kjo, ku është ngritur për herë të parë Kosova dhe atë nën komandën e Franco Fodës.
Kosova pret Izraelin më 14 nëntor në Prishtinë, ndërsa udhëton në Dublin të Irlandës më 17 nëntor, në ndeshjen që pritet të jetë vendimtare si për fatin në grup, ashtu edhe për vendosjen në vazo për shortin e EUROs së ardhshme.
Shorti për EURO 2028 do të tërhiqet në Dublin të Irlandës më 6 dhjetor të këtij viti, ndërsa Kosova do t’i mësojë kundërshtarët e grupit kualifikues për ndeshjet që do të zhvillohen gjatë vitit 2027.

E për vazon e dytë, Kosova është në luftë direkte me Irlandën. Kosovës, edhe barazimi në Irlandë me shumë gjasë do t’i kryente punë, nëse nuk ndodhë ndonjë befasi e madhe. Sidoqoftë, kjo saktë kuptohet në natën e 17 nëntorit.
Gjenerali Foda, ka bërë gjithçka për të shfyrtëzuar në maksimum lojtarët që ka në dispozicion dhe gjithashtu, në dekleratën e dhënë pas ndeshjes ndaj Austrisë tregoi qartazi se disa nga yjet e “Dardanëve” kërkuan vetë të zëvendësoheshin, pasi që nuk mund të jepnin më maksimumin e kapacitetit të tyre.
Të palodhshmit!
E kush sa luajti te Kosova këto ditë, për të kuptuar saktësisht TopSporti.com ka bërë llogaritjen e minutave të kaluara të secilit lojtar në fushë përgjatë katër ndeshjeve të Kosovës, ndaj Irlandës, Austrisë, Izraelit dhe përsëri Austrisë.
Janë vetëm 3 lojtarë që kanë luajtur në minutazhë të plotë në këto duele, nga 360 minuta, pra në katër ndeshjet e luajtura – të pazëvendësueshëm. Ilir Krasniqi qendërmbrojtës, Lumbardh Dellova qendërmbrojtës dhe Mërgim Vojvoda mbrojtës, krah dhe sipas nevojës edhe mesfushor qendror!

Pas tyre, janë vetëm edhe 2 lojtarë që kanë arritur të kalojnë shifrën e 300 minutave në këto ndeshje: mesfushori Leon Avdullahu me 301 minuta të kaluara në fushë dhe krahu i majtë, Dion Gallapeni. Të tjerët janë në shifrën e nën 300 minutave, ndërsa tjetër lojtar së paku me minuta nuk ka arritur të kalojë 270-minutëshin që i bie 3 ndeshje!
Nën 300 e mbi 200-minutëshat
Lojtari i gjashtë në renditje të minutave për Kosovën në këto duele është mesfushori qendror Veldin Hodza, që ka qenë në fushë për 244 minuta. Pas tij vjen sulmuesi qendror dhe rekord-golashënuesi vendit tonë Vedat Muriqi me 234 minuta, ndërsa i teti me radhë është Edon Zhegrova që i kaloi 212 minuta në fushë. Pos tyre, vetëm edhe një lojtar ka mbi 200 minuta të kaluara në fushë për Kosovën, portieri Amir Saipi. Ky i fundit pas kapjes së rastit si zëvendësues në Vjenë, nuk e lëshoi më detyrën në mes shtyllave për dy duelet e radhës të Kosovës. Saipi ishte 205 minuta në fushë për tu renditur në pozitë të nëntë te Kosova me minuta në këto ndeshje.
Të tjerët
Baton Zabërgja, 184 minuta
Ron Raçi, 180 minuta
Ermal Krasniqi, 161 minuta
Arijanet Muric, 155 minuta
Fisnik Asllani, 126 minuta
Valmir Matoshi, 122 minuta
Milot Avdyli, 104 minuta
Albian Hajdari, 90 minuta
Albion Rrahmani, 69 minuta
Milot Rashica, 60 minuta
Muharrem Jashsari, 59 minuta
Dion Kacuri, 59 minuta
Vesel Demaku, 9 minuta
Erblin Osmani, 3 minuta
Meriton Korenica, 2 minuta
Të pashfrytëzuar:
Visar Bekaj, portier
Leard Sadriu, mbrojtës
Lindon Emërllahu, mesfushor qendror


