Kyan Anderson (Bashkimi) – MVP (13)

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, është shpallë lojtari më i mirë i xhiros XIII të Superligës së Kosovës në basketboll, pas performancës tepër të mirë të treguar në ndeshjen derbi të xhiros, ku prizrenasit si myafir mposhtën Pejën në “Karagaç” në ndeshjen më të gjatë të stinorit.

Ndeshja më e gjatë e stinorit, pasi që dueli nuk u zgjidh pas kohës së rregullt dhe është dashur të luhen jo një, por dy vazhdime për të përcaktuar fituesin e duelit. E Anderson, që mori këtë çmim për herë të trëtë këtë stinor (i pari që e arrin këtë në Superligë brenda XIII xhirosh), luajti me 29 pikë, 3 asistime, 4 kërcime për të bërë indeksin e efiçencës 25!

“Te Portokallezinjtë më i dalluari ishte Kyan Anderson me 29 pikë, katër kërcime e tri asistime. Anderson ishte vendimtar në kohën shtesë, duke ndihmuar prizrenasit të fitojnë në këtë derbi dhe të shpallet më i miri i javës.” — shkroi ndër të tjera FBK në njoftim për këtë çmim.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live