Kyan Anderson (Bashkimi) — MVP (4)

Basketbollisti i Bashkimit, Kyan Anderson, është përzgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së katërt të Superligës nga FBK, pas paraqitjes maestrale të tij në fitore të Bashkimit ndaj Prishtinës, në duelin që ishte derbi i xhiros mes skuadrave të pamposhtura.

Anderson që erdhi këtë verë te Bashkimi këtë ndeshje e përfundoi me indeks efiçence prej 35, pasi dha 31 pikë, 8 asistime dhe 2 kërcime në fitoren e portokallezinjëve ndaj bardhekaltërve.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live