
Sporte të tjera
Laura Fazliu arrin finalen në Austri
Xhudistja Laura Fazliu ka arritur finalen e garës Grand Prix Upper Austria 2026 sot. Ajo pasi që pushoi në xhiron e parë, në të dytën mposhti me ippon sllovenen Leila Mazouzi.
Pas kësaj, çerekfinalen e kaloi duke e fituar me waza-ari kroaten Nina Cvjetko, e në gjysmëfinale kaloi me ippon gjermanen Sara-Joy Bauer për të siguruar biletën për finale.

Tani, në luftë për medalje, së cilës do t’ia mësojë vetëm ngjyrën, Laura do të ndeshet me brazilianen Rafaela Silva.
