
Sporte të tjera
Laurinë Gashi – merr të bronztën në “Podgorica Senior EC”
Xhudistja Laurinë Gashi duke fituar me yuko gjermanen Soraya Gunther në çerekfinale kishte siguruar gjysmëfinalen e “Podgorica Senior European Cup 20206”.
Pas kësaj ajo mori hovin por në gjysmëfinale u mposhtë nga polakja Kinga Klimczak me ippon. Nuk u ndalë këtu Laurina, ndërsa në duel për të bronztën mposhti malazezen Milena Stevanovic për të siguruar medaljen dhe këtë përleshje e fitoi me ippon.

Kjo është medalja e parë që Kosova me ekipin e saj të xhudos po e merr në Podgoricë kët në turneun e këtij viti, ndërkaq garuesit e Kosovës në xhudo janë aktualisht të shpërndarë edhe në turneun në Linz të Austrisë.
