Lëndimi i Dellovës, a do të kthehet për ndeshjet e nëntorit me Kosovën?!

Njëri ndër lojtarët e paktë që ka arritur të durojë orarin e ngjeshur të Ligës së Kombeve në ndeshje me Kosovën dhe ndër tre futbollistët e Kosovës që kanë arritur t’i luajnë 360 minuta në këtë garë, është lënduar së fundi.

Kohëzgjatja e rikthimit

Pas ndeshjes së fundit të Amedsporit në kuadër të Superligës turke, është njoftuar se qendërmbrojtësi i Kosovës, Lumbardh Dellova, është lënduar dhe rikuperimi i tij pritet të zgjasë rreth 1 muaj, ashtu që ai t’i kthehet fushave të gjelbëra.

E kjo, pos Amedsporit të ri në Superligën turke që drejtohet nga Besnik Hasi, pritet të ndikojë edhe te Kosova që në nëntor do të luajë dy ndeshjet jetike për klasifikim përfundimtar në Grupin 3 të Ligës B të Kombeve.

Komunikata e Amedsporit

Sot edhe zyrtarisht, Amedspor ka lëshuar njoftimin se “pas inçizimit me MR, është konstatuar lëndimi i Lumbardh Dellovës dhe ka nisur faza e shërimit të tij. Ekipi mjekësor do të bëj gjithçka që ta bëj futbollistin e gatshëm sa më shpejt të jetë e mundur”, u tha aty.

Mediat turke kanë bërë të ditur se Dellova pritet të kthehet pas një muaji në fusha, ndërkaq duelet e Kosovës në nëntor në kuadër të Ligës së Kombeve luhen më 14 dhe 17 nëntor. Më 14 nëntor Kosova pret Izraelin në Prishtinë, ndërsa më 17 nëntor udhëton në Dublin për tu ndeshur me Irlandën.

Në pritje

Nëse gjithçka shkon sipas planit të mjekëve të klubit të Amedsporit, atëherë Dellova me shumë gjasa mund të jetë pjesë e listës së të ftuarve të Franco Fodës për duelet e nëntorit me Kosovën në kuadër të Ligës B të Kombeve.

Fillimi
Rezultatet
Tabela
Live